Bota

Moti i keq përfshinë Francën, Zvicrën e Italinë, raportohet për shtatë të vdekur dhe disa të zhdukur

Siç raportohet tre të moshuar kanë vdekur në rajonin verilindor francez Aube gjatë fundjavës kur një pemë u rrëzua mbi makinën me të cilën po udhëtonin.

1 Korrik 2024, 15:01 Nga E. D
Moti i keq përfshinë Francën, Zvicrën e Italinë,
fotot ilustruese

FRANCË- Moti i i keq ka përfshirë Europën ku si pasojë kanë humbur jetën edhe disa persona. Bëhet me dije se stuhitë e mëdha me shira të rrëmbyer e rrëshqitjet e tokës kanë marrë të paktën 7 jetë njerëzish në Francë, Zvicër e Itali. Siç raportohet tre të moshuar kanë vdekur në rajonin verilindor francez Aube gjatë fundjavës kur një pemë u rrëzua mbi makinën me të cilën po udhëtonin. Ndërsa një person i katërt është në gjendje kritike për jetën.

Gjithashtu katër persona kanë vdekur dhe një tjetër është zdukur në Zvicër si pasojë pasojë e një rrëshqitjeje masive dheu, të shkaktuar prej shirave të dendur në zonë.  Ndërkohë një burrë u gjet gjithashtu i vdekur në kantonin jugperëndimor të Valais pasi kishte mbetur pre e një vërshimi të befasishëm uji. Shërbimet e sigurisë civile thanë se disa qindra njerëz u evakuuan në Valais dhe rrugët u mbyllën pas daljes nga shtrati të lumit Ronë. Moti i keq e ka vështirësuar ndjeshëm po kështu punën e ekipeve të shpëtimit.

Në Val D`Aosta të Italisë po ashtu përdoruesit e internetit shpërndanë imazhe të përmbytjeve spektakolare dhe ujërave që vërshonin nga shpatet e maleve. Shkencëtarët thonë se ndryshimi i klimës i nxitur nga aktiviteti njerëzor po rrit ashpërsinë, frekuencën dhe kohëzgjatjen e episodeve ekstreme të motit si përmbytjet dhe stuhitë.

france itali zvicer moti i keq viktima

Sondazh

Poll