Bota

FOTO/ Avioni përplaset në autostradën e Parisit, humbin jetën tre persona

Siç raportohet avioni u rrëzua pranë Nosiel, në lindje të kryeqytetit francez pasi sipas raportimeve goditi një kavo elektrike.

1 Korrik 2024, 18:20 Nga E. D
FOTO/ Avioni përplaset në autostradën e Parisit, humbin
pamje nga vendngjarja

PARIS- Tre persona kanë humbur jetën pas një përplasjeje të një avioni në një autostradë afër Parisit pasditen e sotme. Siç raportohet avioni u rrëzua pranë Nosiel, në lindje të kryeqytetit francez pasi sipas raportimeve goditi një kavo elektrike. Gjithashtu autostrada ishte mbyllur më pas në të dyja drejtimet, dhe asnjë automjet nuk u përfshi në incident.

Pamjet nga vendngjarja tregonin punonjësit me xhaketa ndriçuese teksa avioni ishte përplasur në zonën qendrore të autostradës. Prokurori Jean-Baptiste Bladier tha se viktimat ishin dy burra dhe një grua, duke shtuar se piloti ishte i datëlindjes 1989. Pamjet e rënda tregojnë avionin që ishte rrëzuar me rrota përpjetë, duke goditur dhe barrierën e autostradës. Zyrtarët ajrorë thanë se kanë nisur hetimin për rrëzimin e avionit të klubit turistik Lognes-Emerainville.

"Një aksident i ngjashëm me të njëjtën kompani fluturimi ishte regjistruar  në autostradën A4 pranë Collégien, në veri të Parisit, kur piloti kishte humbur papritur kontrollin e mjetit”, thuhej në një deklaratë të aeroportit të Lognes.

aeroporti i parisit viktima

Sondazh

Poll

Bota 1 Korrik 2024, 17:41 E. D

Hungaria merr kryesimin e BE-së

Victor Orban HUNGARI- Hungaria, nga e hëna, mori drejtimin për 6 muajt e ardhshëm të Presidencës së Bashkimit Evropian. Prej ...