Art&Argëtim

Armina Mevlani ‘ngel në klasë’ me anglishten, kërkon surprizë me “mariachi” por bëhet lëmsh me fja

6 Dhjetor 2019, 09:43 Nga DOSJA
Armina Mevlani ‘ngel në klasë’ me anglishten, kërkon

TIRANË– Blogerja e njohur Armina Mevlani në rrjetet e saj sociale shpesh herë flet anglisht në respekt të ndjekësve që nuk jetojnë në Shqipëri. Por duhet theksuar se anglishtja nuk është pika e saj më e fortë. 

Nuk po flasim për theksin por për mënyrën se si Armina i formon fjalitë. Së fundmi në Instastory ajo ka publikuar një video me “mariachi”. Si një e apasionuar pas kulturës latinë, blogerja ka shprehur dëshirën që dikush ta surprizonte me një bandë të tillë por ka “ngecur”.

Shpresoj që një ditë…në jetën time, dikush të më “mariachi”,-përkthehet ajo që ka shkruar blogerja. Sigurisht që kuptohet se ka pasur qëllim të thotë që do ta surprizojnë por ndjekësit e saj anglisht-folës nuk e kanë kuptuar. 

Armina prej vitesh është në një marrëdhënie me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, me të cilin ka nisur edhe planet për martesë. Shpresojmë që Shkëlzeni ta ketë kuptuar çfarë surprizë t’i bëjë. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz anglishtja e armina mevlanit armina mevlani anglishtja e armina mevlanit armina mevlani

Sondazh

Poll