E rëndë në Kosovë/ Nëna ndihmoi vajzën në lindjen e parakohshme, më pas foshnjen e hedhin në tualet, vihen të dyja në pranga
foto ilustruese KOSOVË- Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Podujevë, ku nën&e...
Fundjavën që shkoi, dhjetëra zjarre shpërthyen në të gjithë Greqinë, përfshirë dy afër kryeqytetit Athinë.
GREQI- Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, tha se vendi e tij përballet me një verë të rrezikshme sa u përket zjarreve.
Zjarret e egra janë të zakonshme në këtë vend mesdhetar, por moti më i nxehtë, më i thatë dhe më me erë, të cilin shkencëtarët e lidhin me efektet e ndryshimeve klimatike, rriti frekuencën dhe intensitetin e tyre.
Fundjavën që shkoi, dhjetëra zjarre shpërthyen në të gjithë Greqinë, përfshirë dy afër kryeqytetit, Athinës.
“Është një verë që pritet të jetë veçanërisht e rrezikshme... kohë më të vështira janë para nesh”, tha Mitsotakis duke iu drejtuar kabinetit të tij.
“Kemi pasur një qershor shumë të vështirë për sa u përket kushteve të motit, me thatësira të mëdha dhe me erëra jashtëzakonisht të fuqishme për sezonin”, tha ai dhe i vlerësoi lart zjarrfikësit që arritën t’i frenonin zjarret e fundjavës.
Greqia i rriti përgatitjet për këtë vit, duke punësuar më shumë staf, pasi, vitin e kaluar, zjarret në pyje detyruan rreth 19.000 njerëz të largoheshin nga ishulli i Rodosit dhe shkaktuan vdekjen e rreth 20 personave në veri të vendit.
“Publiku, gjithashtu, duhet të përfshihet në këtë mbrojtje kolektive kundër rreziqeve natyrore”, tha Mitsotakis./REL
foto ilustruese KOSOVË- Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Podujevë, ku nën&e...
glauk konjufca KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se institucionet e vendit kanë informacione të sakta se...
foto ilustruese BRUKSEL- Belgjika ka përfunduar kryesimin gjashtëmujor të Bashkimit Evropian dhe këtë detyrë, nga 1 korr...
joe biden SHBA- Një sondazh i ri në Shtetet e Bashkuara sugjeron se disa votues demokratë janë gjithnjë e më të shqet&eu...
euro FRANCË- Euro u rrit në tregjet aziatike sot pasi raundi i parë i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Fra...
protesta SPANJË- Gjithnjë e më shumë vetë kanë dalë javët dhe muajt e fundit në rrugë për të pr...
marine le pen FRANCË- “Sonte nuk është si asnjë natë tjetër”, tha dje kryeministri i qeverisë Macron, Gabrie...
foto ilustruese GJERMANI- Kërcënime me bomba, njoftime për sulme, fyerje antisemite dhe një atmosferë e ndezur: Pasojat ...
viktor orban HUNGARI- Nga 1 korriku, Hungaria udhëheq presidencën e Bashkimit Evropian. Gjashtë muajt e ardhshëm mund të jenë...
foto ilustruese FRANCË- Partia e ekstremit të djathtë Bashkimi Kombëtar (RN) e Marine Le Pen ka marrë drejtimin në raundin e ...