Bota

Posterat rindezin tensionet në veri, Sveçla: Nëse Vuçiç është nisur drejt Kosovës pa kërkuar leje, do të arrestohet

Për këtë rast ka reaguar edhe Policia e Kosovës. Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka deklaruar se është hapur hetim për veprën penale “Nxitje e Urrejtjes”.

30 Qershor 2024, 15:17 Nga r.ll
Posterat rindezin tensionet në veri, Sveçla: Nëse
xhelal svecla

KOSOVË- Mëngjesin e sotëm në komunat në veri të Kosovës janë shfaqur disa postera me imazhin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në posterat ku shihet Vuçiç, shkruhet: “Komandant Suprem, ju presim”.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili ka paralajmëruar se nëse Vuçiç është nisur drejt Kosovës pa kërkesë ose lajmërim, ai do të arrestohet.

“I paskan ngjitur tinëz gjatë natës disa postera në veri të Kosovës. Aty thonë që po e presin presidentin e Serbisë të vijë duke e quajtur atë ‘komandant’. Nëse është nisur pa kërkesë te Ministria jonë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, edhe ne po e presim të vijë dhe mandej mund ta vizitoni në burg, ku ai i ka tashmë disa miq të tij”, ka shkruar ministri në profilin e tij në Facebook.

Për këtë rast ka reaguar edhe Policia e Kosovës. Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka deklaruar se është hapur hetim për veprën penale “Nxitje e Urrejtjes”.

“Në disa lokacione të katër komunave në veri të vendit janë shpërndarë pamflete me foton e Presidentit të Serbisë. Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit është hap rasti “Nxitje e Urrejtjes””, ka thënë Elshani.

Posterat e sotëm janë shfaqur në katër komunat veriore, Leposaviç, Zubin Potok, Zveçan dhe veri të Mitrovicës. Mësohet se posterat janë vendosur në muret e ndërtesave, shtëpive, lokaleve dhe hapësira të tjera publike.

xhelal sveçla aleksandar vuçiç

Sondazh

Poll