Bota

Peshkaqeni sulmon një person në Florida, i plagosuri në gjendje kritike

Autoritetet lokale thonë se sulmet e peshkaqenëve janë jashtëzakonisht të rralla dhe theksojnë se të goditesh nga rrufeja është në të vërtetë 30 herë më shumë gjasa sesa të sulmohesh nga një peshkaqen. 

29 Qershor 2024, 22:56 Nga r.ll
Peshkaqeni sulmon një person në Florida, i plagosuri në gjendje
foto ilustruese

FLORIDA- Një burrë në Floria është plagosur rëndë pas sulmit nga një peshkaqen, teksa ndodhej në det. Peshkaqeni e kafshoi ate në krahun e tij të djathtë, duke bërë që ai të humbasë shumë gjak, ndërsa raportohet se ndodhet në gjendje kritike.

Autoritetet në kontenë Nassau, pranë kufirit Florida-Gjeorgji, morën një sinjal shqetësimi nga një varkë të premten. Pas kësaj ekipet e shpëtimit, fillimisht kufizuan gjakderdhjen dhe më pas e dërguan të lënduarin në spital.

Në fillim të këtij muaji, një grua dhe dy vajza adoleshente u plagosën në sulmet në bregun e Gjirit të Floridës. Autoritetet lokale thonë se sulmet e peshkaqenëve janë jashtëzakonisht të rralla dhe theksojnë se të goditesh nga rrufeja është në të vërtetë 30 herë më shumë gjasa sesa të sulmohesh nga një peshkaqen. 

peshkaqen florida

Sondazh

Poll