Aktualitet

EMRI/ "Drejtuesi ndez automjetin dhe ndodh shpërthimi", plas lënda artizanale në pjesën e pasme të automjetit në Mirditë, një i plagosur

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:05 në fshatin Malaj, në oborrin e banesës së Ledovik Syziu, i cili sapo ka ndezur automjetin, në pjesën e pasme ka ndodhur një shpërthim.

30 Qershor 2024, 10:02 Nga M.B
EMRI/ "Drejtuesi ndez automjetin dhe ndodh shpërthimi", plas
Foto ilustruese

MIRDITË- Një shpërthim ka ndodhur në makinën e një personi në orët e para të mëngjesit në Mirditë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:05 në fshatin Malaj, në oborrin e banesës së Ledovik Syziu, i cili sapo ka ndezur automjetin, në pjesën e pasme ka ndodhur një shpërthim.

Për pasojë ai është dëmtuar dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Mirditës jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nga veprimet e para dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde artizanale.

Njoftimi:

Mirditë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:05, Salla operative e Komisariatit të Policisë Mirditë është njoftuar se në fshatin Malaj, në oborrin e banesës së shtetasit L.S, në momentin që ky shtetas ka ndezur automjetin, në pjesën e pasme të automjetit ka ndodhur një shpërthim.

Për pasojë shtetasi L.S, është dëmtuar dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Mirditës jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Nga veprimet e para dyshohet se ka shpërthyer lëndë artizanale. Nën drejtimin e Prokurorisë Grupi hetimor po vijon intensivisht punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për sigurimin e provave me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rastit.

shperthim

Sondazh

Poll