Aktualitet

Dokumenti/ Zbardhet vendimi i Ministrisë së Brendshme Italiane: 24 policë akomodohen në hotelin luksoz të Shëngjinit

Funksioni i tyre garantimi i rendit e sigurisë në qendrat e emigrantëve në Shëngjin e Gjadër si dhe në strukturën e paraburgimit ku do të qëndrojnë emigrantët që i është mohuar kërkesa e azilit e në pritje të riatdhesimit të tyre.

28 Qershor 2024, 22:32 Nga alba kepi

Dokumenti/ Zbardhet vendimi i Ministrisë së Brendshme Italiane: 24

SHËNGJIN- Detaje janë zbardhur nga vendimi i Ministrisë së Brendshme Italiane mbi qëndrimin e 24 punonjësve të Policisë Italiane në një nga hotelet më luksoze të Portit të Shëngjinit. Funksioni i tyre garantimi i rendit e sigurisë në qendrat e emigrantëve në Shëngjin e Gjadër si dhe në strukturën e paraburgimit ku do të qëndrojnë emigrantët që i është mohuar kërkesa e azilit e në pritje të riatdhesimit të tyre.

Qendra e emigrantëve në Shëngjin e Gjadër do të jenë operative më 1 gusht 2024. Prej datës 1 korrik 24 punonjës të policisë italiane do të mbërrijnë në Shqipëri për të garantuar rendin e sigurinë brenda këtyre strukturave. Ministira e Brendshme italiane ka lëvruar mbi 52 700 euro në periudhën kohore 1 korrik-31 korrik 2025 për strehimin e agjentëve të Policisë pranë Hotelit "Maritim Rafealo Resort" një nga më luksozit e zonës pranë Portit të Shëngjinit.

Mesatarisht 2200 euro për çdo punonjës policie. Në dokumentin e Ministrisë së Brendshme italiane ky hotel është përzgjedhur pas një studimi eksplorues./ Syri.net

maritim rafealo resort

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Qershor 2024, 19:02 I.A

Një verë plot buzëqeshje ju pret me JUMBO

Jumbo Në Jumbo, stina më e bukur e vitit ka filluar. Po ju e keni menduar se ku do të shkoni këtë vit? Ndoshta po, ndoshta jo, por...