Sport

Nuk do të gjykojë më, largohet nga ‘Euro 2024’ edhe arbitri i famshëm holandez

Gjyqtari holandez Danny Makkelie nuk do të gjykojë më në Euro 2024 për shkak të polemikave të shumta pas dy ndeshjeve të arbitruara në grupe.

29 Qershor 2024, 10:30 Nga DOSJA

Nuk do të gjykojë më, largohet nga ‘Euro 2024’ edhe

GJERMANI - Aventura e gjyqtarit Danny Makkelie në Euro 2024 përfundon herët. Sipas asaj që raporton portali online Nu.nl, arbitri holandez është informuar nga UEFA se nuk do të gjykojë më asnjë ndeshje në fazën finale të Kampionatit Evropian.

Arsyeja? Debati i ashpër kundër tij erdhi pas dy ndeshjeve të arbitruara në fazën e grupeve,  Gjermani-Hungari dhe Itali-Kroaci. 

Në ndeshjen e Azzurrëve, arbitri kishte sinjalizuar për 8 minuta kohë shtesë në fund të ndeshjes, duke lejuar efektivisht skuadrën e Spallettit të shënonte golin e barazimit në minutën e 98-të me Zaccagni.

Një vendim që nuk i ka shkuar mirë Kroacisë, veçanërisht kapitenit Modric: “Nuk e di se si arbitri ia ka dhënë kaq shumë minuta kohë shtesës”,- deklaroi ai në fund të ndeshjes. Një rikuperim fatal për kroatët, të eliminuar për shkak të barazimit italian. 

Nuk do të gjykojë më, largohet nga ‘Euro 2024’ edhe

Polemika të tjera erdhën nga Hungaria, me trajnerin Marco Rossi që e përcaktoi Makkelie si "njeriu më i keq në fushë " në fund të ndeshjes kundër Gjermanisë: goli i shënuar nga Gundogan ishte ai që ngjalli diskutime. Përveç arbitrit, aventurën e tyre në Euro 2024 do ta përfundojnë edhe dy ndihmësit Hessel Steegstra dhe Jan de Vries. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll