Bota

Shkak sulmet kibernetike, qeveria e Kosovës miraton ndalimin e TikTokut në institucionet shtetërore, aplikacioni duhet të fshihet nga çdo pajisje zyrtare

Propozmi për ndalimin e rrjetit social tik-tok ka ardhur nga zv.ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Bardhyl Dobra.

28 Qershor 2024, 15:40 Nga N.F
Shkak sulmet kibernetike, qeveria e Kosovës miraton ndalimin e TikTokut
Foto ilustruese



KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka votuar sot ndalimin e përdorimit të TikTokut në rrjetet shtetërore të komunikimit dhe ka urdhëruar të gjithë zyrtarët shtetërorë që ta largojnë atë nga pajisjet zyrtare. Propozmi për ndalimin e rrjetit social tik-tok ka ardhur nga zv.ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Bardhyl Dobra.

 “Me qëllim të rritjes ë sigurisë kibernetike, MBP rekomandon Qeverisë që të ndalojë instalimin dhe përdorimin dhe funksionimin e rrjetit social tik tok në gjitha rrjetet shtetërore të komunikimit dhe në të gjitha pajisjet”, ka thënë ai.

“Të gjithë zyrtarët janë të detyruar që të në pajisjet zyrtare ta largojnë aplikacionin tik-tok”, ka shtuar Dobra. Ai ka thënë se kjo po bëhet me qëllim të parandalimit të kërcënimeve kibernetike.

“Ka për qëllim të mbrojë institucionet nga kërcënimet përmes sulmeve kibernetike”, është shprehur Dobra.

kosove tiktok

Sondazh

Poll