Bota

Rrëzimi i Ligjit për Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme/ Kurti: Drejtësi do të ketë, Ministria të fillojë menjëherë ndryshimet

Gjithashtu Kurti në mbledhjen e ekzekutivit të vendit kërkoi nga Ministria e Drejtësisë që menjëherë të fillojë me ndryshimet dhe procedojë me urgjencë Ligjin për byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

28 Qershor 2024, 15:27 Nga E. D
Rrëzimi i Ligjit për Byronë për konfiskimin e pasurisë
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ditën e stome ka folur lidhur me rrëzimin e dy Ligjeve nga Gjykata Kushtetuese. Bëhet fjalë atë për Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Gjithashtu Kurti në mbledhjen e ekzekutivit të vendit kërkoi nga Ministria e Drejtësisë që menjëherë të fillojë me ndryshimet dhe procedojë me urgjencë Ligjin për byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Ndërkohë Kurti tha se të dy këto ligje u konsultuan edhe me Komisionin e Venedikut, që sipas tij, i aprovoi.

“…Kemi hartuar Ligjin për byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, ashtu siç kemi miratuar Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës që në seancën e radhës do të votohet në lexim të dytë për më shumë prokurorë efikas e të pavarur nga politika e për një institucion të pavarur që do të kthente pasurinë e vjedhur. Megjithëkëtë, Gjykata Kushtetuese rrëzoi të dy këto ligje….duke zgjedhur kësisoj të vonojë ndjekjen e krimit dhe reformën… Me 5 vota për, në raport me 4 vota kundër Gjykata ka gjetur se Kushtetuta është shkelur me Ligjin për byronë për konfiskimin e pasurisë së paluajtshme duke tregtuar kështu se Kushtetuta ndryshe shihet nga gjysma e gjyqtarëve të Kushtetutës, në raport me gjysmën tjetër”, tha Kurti.

albin kurti

Sondazh

Poll