Sport

Njoftimi XXL i Antonio Contes për të ardhmen e Osimhen...

Trajneri i Napolit, Antonio Conte ka bërë një njoftim të madh për të ardhmen e Victor Osimhen.

27 Qershor 2024, 11:00 Nga DOSJA
Njoftimi XXL i Antonio Contes për të ardhmen e Osimhen...

ITALI - Pasditen e kësaj të mërkure, Antonio Conte mbajti konferencën e parë për shtyp si trajneri i ri i Napolit me presidentin Aurelio de Laurentiis.

Nëse ai mbylli shumë shpejt derën për Khvicha Kvaratskhelia, duke shuar kështu shpresat e fundit të Paris Saint-Germainit, tekniku italian u pyet edhe për të ardhmen e Victor Osimhen. Dhe ndryshe nga gjeorgjiani, ai duket se e ka vendosur për ndërkombëtarin nigerian, që të largohet nga klubi këtë verë. 

Ish-trajneri i Juventusit dhe Interit ishte vërtet fatalist: "E di situatën e tij, e di që ka një marrëveshje me klubin, kështu që është një rast ndryshe nga të tjerët. Ka një pakt midis Victor dhe Napolit për të ardhmen e tij dhe e pranova”, pranoi ai.

Tani mbetet për t'u parë se ku do të rikthehet nga vendlindja e Lagos, pasi Napoli nuk ka ndërmend të shes, por do të donte një shumë më të madhe se 100 milionë euro. Nëse gjurma që të çon në PSG është ftohur, ‘Topi i Artë’ i fundit afrikan do të ngjallte interes në Angli, por edhe në Arabinë Saudite…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll