27 Qershor 2024, 15:56
Nga S.B
foto nga AMP
TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar ditën e sotme një inspektor policie të shpallur në kërkim. Mësohet se inspektori 39-vjeçar Briken Tereziu, ka shpërdoruar detyrën si dhe akuzohet për korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.
39-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Tiranës me burg për veprat penale të lartëpërmendura. Mësohet se Tereziu kalonte qytetarë drejt BE-së kundrejt parave ose rryshfetit.
Njoftimi i AMP:
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar një punonjës policie të shpallur në kërkim, me masë sigurie “Arrest në burg”.
Në vijim të komunikatës së datës 04.06.2024, mbi ekzekutimin e masave të sigurimit personal ndaj 8 punonjësve të policisë, efektivë në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas dhe pas shpalljes në kërkim të punonjësit të policisë, Inspektor B. T., 39 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka bërë të mundur sot arrestimin dhe ekzekutimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, të vendosur ndaj tij nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Caktimi i masave të sigurimit personal ndaj punonjësve të policisë u bë i mundur si rezultat i hetimeve disa mujore të zhvilluara nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke aplikuar edhe metoda speciale të hetimit, nëpërmjet të cilave u siguruan prova dhe fakte për implikimin e tyre në veprimtari kriminale.
amp inspektor policie korrupsion
Aktualitet
27 Qershor 2024, 15:39
N.F
Edmond Gashi
TIRANË- Mjeku i Onkologjikut, Edmond Gashi është paraqitur ditën e sotme në gjykatën e Tiranës lidhur ...
Aktualitet
27 Qershor 2024, 15:39
I.A
Vangjush Dako
TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vagjush Dako, ka dalë nga ambientet e Gjykatës së Posaçme ku u zhvillua...
Aktualitet
27 Qershor 2024, 15:04
I.A
Bankers Petroleum
Në datë 7 qershor 2024, pas disa vitesh procedurash arbitrazhi, gjykata ndërkombëtare që vepron nën Dhom&eu...
Aktualitet
27 Qershor 2024, 15:01
S.B
foto ilustruese
FIER- Një makinë ka dalë nga rruga mesditën e sotme në aksin rrugor "Levan-Tepelenë”. Mësohet...
Aktualitet
27 Qershor 2024, 14:46
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Pas masave të caktuar nga Gjykatës së Tiranës, mësohet se sot Drejtoria e QSUT pezulloi nga detyra mj...
Aktualitet
27 Qershor 2024, 14:32
S.B
Vangjush Dako
TIRANË- Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka mbërritur në GJKKO. Dako është n&eu...
Aktualitet
27 Qershor 2024, 14:05
M.B
Farmacisti
TIRANA- Farmacisti Florian Marku, i përmendur në skandalin e spitalit Onkologjik, u njoh sot me masën "arrest shtëpie" ...
Aktualitet
27 Qershor 2024, 13:59
S.B
foto ilustruese
KORÇË- Procedohen të lirë dy persona të moshave 25 dhe 34 vjeç në Korçë. Bëhet...
Aktualitet
27 Qershor 2024, 13:48
S.B
foto ilustruese
POGRADEC- Arrestohet në flagrancë një 39-vjeçar në Pogradec. Mësohet se 39-vjeçari K.R i dehur ...
Aktualitet
27 Qershor 2024, 13:41
S.B
foto ilustruese
DEVOLL- Procedohen të lirë burrë e grua në Devoll. Mësohet se bashkëshortët A.H dhe S.H kanë dhunua...