Bota

Seuli: Prova e Phenianit me raketë duket se ka dështuar

Në fillim të javës, Koreja e Veriut kritikoi dislokimin e një aeroplanmbajtëse amerikane që do t’u bashkohet stërvitjeve të përbashkëta me Korenë e Jugut dhe Japoninë dhe paralajmëroi për një "demonstrim të ri të pakalueshëm parandalimi".

26 Qershor 2024, 07:40 Nga E. D
Seuli: Prova e Phenianit me raketë duket se ka dështuar
foto ilustruese

KOREJA E VERIUT- Lëshimi i një rakete balistike drejt detit në lindje të Gadishullit Korean duket se ka dështuar, tha të mërkurën ushtria e Koresë së Jugut. Raketa duket se e ka origjinën nga Pheniani, tha shefi i Koresë së Jugut. Japonia njoftoi se një raketë balistike, që besohet të jetë e Koresë së Veriut, duket se ka rënë në det.

Në fillim të javës, Koreja e Veriut kritikoi dislokimin e një aeroplanmbajtëse amerikane që do t’u bashkohet stërvitjeve të përbashkëta me Korenë e Jugut dhe Japoninë dhe paralajmëroi për një "demonstrim të ri të pakalueshëm parandalimi".

Aeroplanmbajtësja amerikane me energji bërthamore, Theodore Roosevelt, mbërriti të shtunën në portin e qytetit Busan të Koresë së Jugut për të marrë pjesë në stërvitjet e përbashkëta ushtarake më vonë këtë muaj me vendin pritës dhe Japoninë, thanë zyrtarët e marinës. Lëshimi i raketës vjen një ditë pas shënimit të 74-vjetorit të fillimit të Luftës Koreane.

Media shtetërore e Koresë së Veriut, KCNA, tha të mërkurën se në Phenian ishte mbajtur një tubim masiv për të përkujtuar përvjetorin, duke e quajtur atë një ditë "beteje kundër imperializmit amerikan" ndërsa i cilësoi Shtetet e Bashkuara si armikun kryesor.

Kohët e fundit, Koreja e Veriut ka lëshuar drejt Koresë së Jugut qindra balona të mbushura me mbeturina. Një skuadër e madhe ushtarake e Phenianit ndërtoi fortifikime të reja pranë kufirit të fortifikuar rëndë me Korenë e Jugut, njoftoi Seuli.

koreja e veriut rakete

Sondazh

Poll