Aktualitet

"Kompanitë guaskë", inceneratorët, shënjestra e SPAK! Firmosen 20 masa sigurie, dyshohet dhe për dy persona të lidhur me median

Po ashtu mësohet se një pjesë e masave të sigurisë janë persona që tashmë janë të arrestuar ose e kanë një masë sigurie nga hetimet e mëparshme.

26 Qershor 2024, 07:16 Nga M.B
"Kompanitë guaskë", inceneratorët, shënjestra e
Foto ilustruese

TIRANA- Një operacion i Prokurorisë së Posaçme mësohet se është në zhvillim e sipër në lidhje me dosjen hetimore të inceneratorëve. Bëhet me dije se për rastin dyshohet se janë firmosur rreth 20 masa sigurie. Po ashtu mësohet se një pjesë e masave të sigurisë janë persona që tashmë janë të arrestuar ose e kanë një masë sigurie nga hetimet e mëparshme.

Operacioni lidhet me kompani guaska të lidhura me inceneratorin e Tiranës. Në fakt SPAK ende nuk ka një informacion të bërë publik lidhur me rastin në fjalë. Veç kësaj, burimet flasin dhe për disa masa sigurie që janë firmosur edhe për dy figura të lidhura me median, për të cilët është marrë arrest në shtëpi.

Më 12 qershor të këtij viti me urdhër të SPAK u zhvilluan kontrolle në disa banesa lidhur me hetimet për inceneratorin e Tiranës. Po ashtu SPAK ka zgjatur edhe me tre muaj hetimet, ndërsa në muajin dhjetor 2023, Gjykata e Posaçme firmosi, 15 urdhra arresti, nga të cilët 6 me arrest shtëpie.

spak

Sondazh

Poll