Bota

Fitoi xhekpotin prej 3.5 milionë dollarë, burrit në Singapor i bie infarkt nga gëzimi (VIDEO)

Turma e dëshmitarëve okularë u mblodhën dhe vrapuan për ta ndihmuar burrin i cili qëndronte i shtrirë në tokë. Një grua bërtiste ndërsa mjekët tentonin ta ndihmonin. Mediat raportojnë se burri aktualisht është në spital ku po rikuperohet, duke hedhur poshtë raportimet fillestare se kishte ndërruar jetë.

25 Qershor 2024, 18:45 Nga N.F
Fitoi xhekpotin prej 3.5 milionë dollarë, burrit në Singapor i
Kazino

SINGAPOR- Një burrë pësoi arrest kardiak në një kazino në Singapor, pasi fitoi xhekpotin prej 3.5 milionë dollarë. Viktima e paidentifikuar është fotografuar dhe filmuar kurse pamjet janë publikuar në rrjetet sociale, ku shihet ai duke u rrezuar në tokë në kazinonë Marina Bay Sands teksa po kërcente dhe festonte fitoren e xhekpotit.


Turma e dëshmitarëve okularë u mblodhën dhe vrapuan për ta ndihmuar burrin i cili qëndronte i shtrirë në tokë. Një grua bërtiste ndërsa mjekët tentonin ta ndihmonin. Mediat raportojnë se burri aktualisht është në spital ku po rikuperohet, duke hedhur poshtë raportimet fillestare se kishte ndërruar jetë.

Viktima ishte rrëzuar në afërsi të tavolinave të kazinosë ikonike që gjendet në qendrën e biznesit në Singapor. Mbetet e paqartë se në cilën lojë ka fituar xhekpotin, por kalimtarët e rastit janë parë duke filmuar dhe turma që tentonte ta ndihmonte viktimën.

singapor infarkt xhekpot

Sondazh

Poll