25 Qershor 2024, 18:11
Nga r.ll
ministria
GREQI- Ministria e Jashme e Greqisë ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit që la në fuqi dënimin me dy vjet burg për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës dhe njëkohësisht eurodeputetin, Fredi Beleri.
Në reagimin e ministrisë thuhet se Greqia i ka shprehur prej kohësh shqetësimet lidhur me çështjen "Beleri" dhe si është trajtuar ajo nga autoritetet shqiptare.
Po ashtu i bëhet thirrje autoriteteve shqiptare që të krijojnë mundësinë që ai të marrë pjesë në Parlamentin Europian, si deputet i zgjedhur pak ditë më parë nën logon e partisë së Kiriakos Mitsotakis.
REAGIMI I MINISTRISË SË JASHTME GREKE:
Greqia që në fillim kishte shprehur shqetësimin dhe reflektimin e saj për shumë aspekte të çështjes lidhur me ndjekjen penale të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleris.
Në veçanti, rezervat lidhur me cenimin e prezumimit të pafajësisë, natyrën e provave të paraqitura, zbritjen e dënimit të tij, shqiptimin e një dënimi joproporcional dhe heqjen e së drejtës së tij për të bërë betim, me rezultat që Bashkia e Himarës administrohet prej një viti nga persona që nuk kanë legjitimitet demokratik.
Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit Tiranë vjen në mbështetje të këtyre shqetësimeve për nivelin e shtetit ligjor dhe mbrojtjen e minoriteteve në Shqipëri.
Beleri sot nuk është vetëm kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Himarës. Ai është gjithashtu anëtar i zgjedhur i Parlamentit Evropian. Është, pra, një detyrim i autoriteteve shqiptare që të marrin të gjitha masat e nevojshme për t’i dhënë atij mundësinë për të marrë pjesë në punimet e Parlamentit Evropian, duke filluar nga Plenari i tij, korrikun e ardhshëm.
Fredi Beleri i cili garoi nën siglën e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet lokale të 14 Majit u arrestua nga policia disa orë para zgjedhjeve pasi u kap duke bërë pazare me votat. Më vonë ai u dënua me 2 vite burg nga Shkalla e Parë, nën akuzën për korrupsion në zgjedhje. Aktualisht Fredi Beleri është zgjedhur eurodeputet i partisë Demokracia e Re e drejtuar nga Kyriakos Mitsotakis.
ministria e jashtme greke fredi beleri
Politike
25 Qershor 2024, 17:51
r.ll
fredi beleri
GREQI- Media greke "Kathimerini" ka shkruar lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit për lënien në fuqi të d&eum...
Politike
25 Qershor 2024, 17:18
r.ll
albana koçiu
TIRANË-Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka reaguar pas skandalit të zbuluar tek Onkologjiku ku dis...
Politike
25 Qershor 2024, 16:54
r.ll
ervin salianji
TIRANË- Kryetar i Komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS, Ervin Salianji, ka zbardhur për mediat list&eu...
Politike
25 Qershor 2024, 16:12
r.ll
fredi beleri
GREQI- Gjykata e Apelit në GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke e shpallur fajtor kryeb...
Politike
25 Qershor 2024, 15:56
r.ll
sali berisha dhe jamarber malltezi
TIRANË- Avokatët e liderit të opozitës kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lart&...
Politike
25 Qershor 2024, 15:26
N.F
Beleri
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit në Shqipëri vendosi të martën ta mbajë në fuqi dënimin e Alfred Be...
Politike
25 Qershor 2024, 15:11
r.ll
arben ahmetaj
TIRANË- Në korrik të vitit 2018, Stela Gugallja dhe Ilir Dedja u paraqitën në një zyrë noterie në zon...
Politike
25 Qershor 2024, 14:36
I.A
Albana Vokshi
TIRANË- Partia Demokratike ka komentuar skandalin e publikuar ditën e sotme në Spitalin Onkologjik, ku mjekët kishin...
Politike
25 Qershor 2024, 13:30
I.A
Taulant Balla
TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka ndarë sot një video nga korrja e grurit në Myzeqe. Edhe pse ai nuk ka ...
Politike
25 Qershor 2024, 13:25
S.B
Konstantina Kamitsi
TIRANË- Ambasadorja Greke, Konstantina Kamitsi pasi doli nga seanca në Gjykatën e Apelit foli për gazetar&eum...