Bota

Takohet nesër me Vuçiç në Bruksel, Kurti: Të shohim se në ç’gjendje jemi dhe cilat janë idetë se si mund të ecet përpara

Kurti shtoi se janë bërë 3 vite që kur ai merr pjesë në procesin e dialogut, ndërsa tregoi pritshmëritë për diskutimin e nesërm.

25 Qershor 2024, 16:30 Nga N.F
Takohet nesër me Vuçiç në Bruksel, Kurti: Të shohim
Foto ilustruese

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur ditën e sotme para takimit me Vuçiç që do zhvillohet nesër në Bruksel. Kurti tha se beson që takimi i nesërm me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç do të jetë në funksion të rikapitulimit të këtij procesi trevjeçar të dialogut.

Kurti shtoi se janë bërë 3 vite që kur ai merr pjesë në procesin e dialogut, ndërsa tregoi pritshmëritë për diskutimin e nesërm.

“Besoj që përveç tjerash, takimi i nesërm, edhe bilateral edhe trilateral do të jetë në funksion të rikapitulimit të këtij procesi trevjeçar. Të shohim se në çfarë gjendje ndodhemi dhe cilat janë idetë se si mund të ecet përpara”, tha ai në një deklarim para gazetarëve.

Kurti tha se është i bindur se marrëveshja bazike e 27 shkurtit të vitit të kaluar me aneksin e zabatimit nga Ohri është zgjidhja evropiane e fqinjësisë së mirë, e cila nuk është realizuar. Ai tha se ka pasur shkelje sistematike të saj, dhe se nga mosrespektimi i asaj marrëveshjeje vijnë të gjitha problemet në raportin me Serbinë”.

Tensionet dhe eskalimet, Kurti tha se “e kanë adresën, sepse përgjegjësinë e fajësinë në Beogradin zyrtar”. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç do të takohen të mërkurën në Bruksel. Shefi i diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell do t’i presë fillimisht ata. Ai, së bashku me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak do të zhvillojnë takime të ndara me liderët nga ora 15:00, pasuar nga një takim i përbashkët trepalësh.

 

takimi ne bruksel kurti vucic

Sondazh

Poll