Bota

Lajçak për Draftin e Asociacionit: Nuk do të propozoja kurrë diçka që nuk është e drejtë si për vendin tim

Gjithashtu Lajçak ka folur edhe për historikun e Drafteve që janë bërë publike e që janë prezantuar në Bruksel.

25 Qershor 2024, 14:11 Nga E. D
Lajçak për Draftin e Asociacionit: Nuk do të propozoja
Miroslav Lajçak

KOSOVË- I dërguari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, duke folur për Draftin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ka thënë se kurrë nuk do të propozonte diçka të cilën s’do t’ia propozonte as Sllovakisë. Lajçak në një intervistë për Sbunker-in në kuadër të Podcast “Kosovo Dispatch”, ka thënë se s’ka arsye për tu frikësuar nga Drafti evropian.

Gjithashtu Lajçak ka folur edhe për historikun e Drafteve që janë bërë publike e që janë prezantuar në Bruksel. Ai ka përmendur draftin e Ekipit Menaxhues, duke thënë se ai s’kishte qenë i pranueshëm as për palën kosovare e as për Bashkimin Evropian.

“Më pëlqen diskutimi i cili bazohet në fakte. Pra, është vërtet mirë të flasim për atë që është në dokument. Dhe ju e dini, disa vende të rëndësishme kërkuan nga Qeveria e Kosovës që ta dërgojë këtë draft për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, që sigurisht është mënyra më e mire për të parë se sa ky dokument i plotëson kërkesat kushtetuese. Pra, ky është sigurisht, do të thoja, një propozim logjik për Qeverinë. Pra, nuk ka asnjë arsye për tu frikësuar nga ky dokument, sepse siç thashë, ne do të bënim dhe unë personalisht nuk do të propozoja kurrë diçka që nuk do ta propozoja për vendin tim, ose që e di që nuk do të përmbushë standardet evropiane, vlerat evropiane dhe praktikat evropiane”, tha Lajçak. 

 

miroslav lajçak

Sondazh

Poll