Bota

FOTO/ U ankua në Facebook se bashkëshorti punonte shumë, ky i fundit vret gruan dhe më pas veten me armë zjarri

Çifti, i cili sapo kishte festuar përvjetorin e tyre të parë, kishte një familje me katër fëmijë.

25 Qershor 2024, 13:57 Nga S.B
FOTO/ U ankua në Facebook se bashkëshorti punonte shumë, ky i
Andrea dhe Shawn

SHBA- Një zjarrfikës në Florida vrau gruan e tij vetëm disa javë pasi ajo i rrëfeu ndjekësve në internet se si orari i tij rraskapitës i punës nuk e lejonte të funksiononte 100% në shtëpi. Pasi vrau gruan, Shawn Yarbrough vrau dhe veten.

Vdekja e Andreas konsiderohet një vrasje, ndërsa burri i saj vdiq nga vetëvrasja, shtoi departamenti i sherifit. Të dy vdiqën nga plagët me armë zjarri.

Rreth dy javë para vdekjes së tyre, më 31 maj, Andrea foli për orarin e punës së burrit të saj në një postim në Facebook dhe tregoi regjistrat mujor të aktivitetit për departamentin e tij, të cilat përfshinin 3,203 thirrje për shërbim.

"Kjo është arsyeja pse ata që duam janë të rraskapitur dhe nuk funksionojnë kurrë 100% në shtëpi" shkroi ajo.

 

FOTO/ U ankua në Facebook se bashkëshorti punonte shumë, ky i
Postimi i Andrea-s

 

Çifti, i cili sapo kishte festuar përvjetorin e tyre të parë, kishte një familje me katër fëmijë. Nëna e Andreas tha se ajo i donte tre djemtë e burrit të saj, të cilët ishin nga një lidhje e mëparshme, sikur të ishin të sajat.

Andrea ishte nënë e një vajze 11-vjeçare nga një lidhje e mëparshme. Familja e Andreas ka nisur një GoFundMe për vajzën e saj, Lily, ku ka mbledhur mbi 20,000 dollarë që nga mëngjesi i së hënës.

florida vrasje

Sondazh

Poll