Art&Argëtim

U sulmua nga peshkaqeni teksa bënte sërf në Hawaii, humb jetën aktori i “Pirates of the Caribbean”

49-vjeçari vdiq të dielën pasdite në plazhin Malaekahana.

24 Qershor 2024, 13:50 Nga S.B
U sulmua nga peshkaqeni teksa bënte sërf në Hawaii, humb
Tamayo Perry

HAWAII- Aktori i serialit “Pirates of the Caribbean” Tamayo Perry ka ndërruar jetë pasi u sulmua nga një peshkaqen teksa bënte sërf në Hawaii. 49-vjeçari vdiq të dielën pasdite në plazhin Malaekahana.

Perry, i cili ishte gjithashtu një roje plazhi, u shpall i vdekur nga mjekët, pasi u soll në breg me motorr uji. Perry pati disa role në Lost, Hawaii Five-0, Blue Crush dhe Charlie's Angels 2, dhe u shfaq në një reklamë të Coca-Cola.

Lindur në anën lindore të Oahu, Perry bënte sërf profesional për më shumë se një dekadë. Ushtruesi i detyrës së shefit të SigurisëOqeanit në Honolulu, Kurt Lager tha se Perry ishte "një roje shpëtimi i dashur nga të gjithë", duke shtuar se ai ishte i njohur në bregun verior të Oahu, si dhe në mbarë botën.

Ai shtoi: Ngushëllimet tona shkojnë për familjen e Tamayo.

Kryebashkiaku Rick Blangiardi u bëri jehonë ndjenjave të Lager, duke e quajtur vdekjen e Perry "një humbje tragjike". Ai tha se marrja e një telefonate të tillë të dielën pasdite ishte "e vështirë për t'u imagjinuar" dhe i bëri thirrje familjes së Perry që t'i jepet privatësi.

tamayo perry piratet e karaibeve

Sondazh

Poll