Bota

Putin: Iniciativa jonë për paqen mund të ndalojë konfliktin

Putin tha se kishte besim se forumi do t’i kushtonte vëmendjen e duhur propozimit të Rusisë për të zgjidhur krizën ukrainase në mënyrë paqësore.

25 Qershor 2024, 12:27 Nga E. D
Putin: Iniciativa jonë për paqen mund të ndalojë konfliktin
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se iniciativa e Rusisë për paqen mund të ndalojë konfliktin ukrainas dhe të çojë drejt një zgjidhjeje diplomatike. Putin tha se kishte besim se forumi do t’i kushtonte vëmendjen e duhur propozimit të Rusisë për të zgjidhur krizën ukrainase në mënyrë paqësore.

“Unë pres që, ndryshe nga shumë politikanë perëndimorë, të cilët as që donin të shikonin thelbin e iniciativës sonë, pjesëmarrësit në forum do ta shohin me pikëpamje racionale dhe do të jenë në gjendje të shohin se iniciativa jonë me të vërtetë ofron mundësinë e ndalimit të konfliktit, drejt zgjidhjes  politike dhe diplomatike”, theksoi Putin.

vladimir putin

Sondazh

Poll