Sport

Neymar tregon se kush është futbollisti më i shëmtuar, me të cilin ai ka luajtur… është një lojtar nga Real Madridi

Neymar i përgjigjet pyetjes se kush është futbollisti më i shëmtuar me të cilin ka luajtur

25 Qershor 2024, 11:00 Nga DOSJA

Neymar tregon se kush është futbollisti më i shëmtuar, me

SHBA - Copa América 2024. Neymar viziton hotelin e grumbullimit të ekipit kombëtar të Brazilit. Ish-futbollisti i Barcelonës, ka guxuar t'i përgjigjet pyetjes së Matheus Gonze se kush është futbollisti më i shëmtuar me të cilin ka luajtur.

Lojtari aktual i Al-Hilal nga Arabia Saudite, ka zgjedhur një lojtar të Real Madridit. "Më i shëmtuari? Kam luajtur me shumë prej tyre. As që doja të thoja i shëmtuar, por kam luajtur shumë, me shumë djem. Do të jetë, po... Vinicius Junior. Është çmenduri, Shiko, ai është Vini, ty të dua më shumë se kurrë”,- tha Neymar mes të qeshurave.

Neymar tregon se kush është futbollisti më i shëmtuar, me

Më të mirët për Neymar…

Në bisedën e tij me Matheus Gonze, ish-lojtari i PSG-së nuk heziton të caktojë Alex (Fenerbahçe) si idhullin e tij të madh në futboll; Messin si futbollistin më të mirë që ka parë dhe duke përjashtuar Leon, Andrés Iniesta, si futbollistin më të mire me të cilin ka luajtur. Neymar pranoi se ëndrra e tij më e madhe në futboll është të fitojë Kupën e Botës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll