Sport

Neymar vlerëson pasardhësin: "Rodrygo ndryshe nga Vinicius, është një yll me numrin 10. Estevao? Ai do të bëhet një gjeni"

“Për mua është Rodrygo, sepse Vini do të luajë siç di. Unë mendoj se Rodrygo është shumë ndryshe. Ai është një yll dhe fanella me numrin 10, sigurisht që do t'i sjellë shumë fat”,- janë fjalët e Neymar.

25 Qershor 2024, 09:00 Nga DOSJA
Neymar vlerëson pasardhësin: "Rodrygo ndryshe nga Vinicius,

SHBA - Këputja e ligamentit të kryqëzuar dhe meniskut në këmbën e tij të majtë, bllokoi Neymar jr në Arabinë Saudite, duke e penguar atë të marrë pjesë edhe në Copa America me ekipin e tij të Brazilit, i cili në vend të kësaj, ishte i pranishëm dhe gati për të bërë debutimin e tij në turneun në Shtetet e Bashkuara kundër Kosta Rika sonte.

Ish-braziliani i PSG-së do ta ndjekë ndeshjen nga jashtë si tifoz dhe trajneri Dorival Junior do të duhet të bëjë pa të. Nga ana tjetër, ai do të jetë në gjendje të llogarisë në ekip një yll tashmë vezullues si Rodrygo, i cili ka trashëguar fanelën e tij me numrin 10.

Lojtari i Al Hilal ndodhet në Los Angeles, ku qyteti amerikan do të jetë skena e Seleção, e cila pas pak orësh do të luajë ndeshjen e parë të Copa America. Atje do të marrë pjesë edhe Neymar, megjithëse në të vërtetë arsyeja kryesore që e shtyu ish-lojtarin e Barcelonës në LA ishte një event reklamues në Hollywood Paladium, për një nga markat që e sponsorizojnë atë.

Me këtë rast asi brazilian, aktualisht në Al-Hilal, foli për kombëtaren e tij dhe kush do të lërë gjurmë gjatë kompeticionit ndërkontinental. "Lojtari kyç për Brazilin? Për mua është Rodrygo, sepse Vini (Vinicius) do të luajë siç di, por unë mendoj se Rodrygo është shumë ndryshe. Ai është një yll dhe fanella me numrin 10 sigurisht që do t'i sjellë shumë fat”,- janë fjalët e Neymar të mbledhura nga AS.

Disa fjalë, por të rëndësishme, u shpenzuan edhe për perlë e vogël që sapo ka nënshkruar me Chelsean, Estêvão, i cili shënoi sërish me fanelën e Palmeiras në ndeshjen kundër Juventude: "Ai është një talent i madh që po shfaqet sot në futbollin brazilian. Mendoj se do të bëhet gjeni”,- garantoi 32-vjeçari.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll