Sport

ZYRTARE/ Marseille shpërthen bombën: Roberto De Zerbi përzgjidhet si trajneri i ri

Pas largimit nga Brighton, ish-trajneri i Sassuolos pranoi të ulet në stolin e klubit francez në vend të Jean-Louis Gasset

25 Qershor 2024, 08:00 Nga DOSJA
ZYRTARE/ Marseille shpërthen bombën: Roberto De Zerbi përzgjidhet

FRANCE - Pritja ishte sfilitëse, por më në fund ka ardhur njoftimi zyrtar: Roberto De Zerbi është trajneri i ri i Olympique Marseille.

Pas largimit nga Brighton dhe Premier League, ish-trajneri i Sassuolos pranoi të ulet në stolin e klubit francez në vend të Jean-Louis Gasset. Disa komplikime burokratike vonuan njoftimin zyrtar, por kjo tashmë kjo i përket të kaluarës. Dhe e tashmja e OM mban tashmë firmën e RDZ.

Deklarata: “Olympique Marseille ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje në parim me Roberto De Zerbi. Klubi po punon me të gjitha palët e përfshira për të zyrtarizuar ardhjen e trajnerit italian dhe stafit të tij në stolin e OM dhe për të përgatitur ardhjen e tij në Marsejë në ditët në vijim”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll