25 Qershor 2024, 09:49
Nga E. D
fotot ilustruese
TIRANË- Është finalizuar operacionin policor “Kobalti”. Gjykata e Tiranës ka caktuar 7 masa arrest shtepie dhe detyrim paraqitje per mjekë të spitalit onkologjik. Pas një hetimi Prokuroria e Tiranës ka arritur te zbulojë një skemë se si mjekë të spitalit të Onkologjikut shisnin ilaçe të spitalit tek subjektet private.
Këta mjekë kanë shpërdoruar detyrën dhe nuk jepnin shërbimin e duhur në spitalin shtetëror, por i orientonin pacientët në spitale private për të marrë shërbimet që kërkonin. Gjithashtu në spitalin “Nënë Tereza” ka qenë i vendosur dhe burimi i kobaltit që shërbente për radioterapinë por nuk vendosej në punë dhe ishte jashtë kushteve të përdorshmërisë duke u kthyer në një burim rreziku për pacientët.
Njoftimi:
Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2023, ka finalizuar operacionin policor “Kobalti”.
Në kuadër të tij u ekzekutuan masat e sigurisë:
- “Arrest në shtëpi” për shtetasin E. G., 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Shperdorimi i detyrës”;
- "Arrest në shtëpi” për shtetasin F. M., 42 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe "Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë";
- "Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore", për shtetasin E. L., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës";
- "Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore", për shtetasen A. Y. (P)., 53 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës";
- "Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore", për shtetasen B. Q., 52 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës";
- "Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore", për shtetasin H. G., banues në Tiranë, për veprën penale "Fshehja e të ardhurave";
- Për shtetasen D. K., për të cilën është vendosur masa e sigurisë "Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore", nuk është bërë ekzekutimi i vendimit penal pasi rezulton jashtë RSh-së.
Këta shtetas kanë qënë të punësuar në spitalin shtetëror "Nënë Tereza", duke shpërdoruar detyrën, nuk jepnin shërbimin e duhur në spitalin shtetëror, por i orientonin pacientët në spitale private për të marrë shërbimet që kërkonin.
Gjithashtu në spitalin “Nënë Tereza” ka qenë i vendosur dhe burimi i kobaltit që shërbente për radioterapinë por nuk vendosej në punë dhe ishte jashtë kushteve të përdorshmërisë duke u kthyer në një burim rreziku për pacientët. Gjatë hetimit është bërë i mundur që ky burim të zhvendosej dhe të vendoset në vendin e përcaktuar.
Në kuadër të këtij procedimi është ushtruar kontroll në disa subjekte farmaceutike ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme mallrash të dyshuara kontrabandë dhe të falsifikuara, shuma 10 000 euro, si dhe një klinikë mjekësore.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
kobalti prokuroria e tiranës
Aktualitet
25 Qershor 2024, 09:34
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Gjykata e Tiranës ka caktuar 7 masa "arrest shtëpie" dhe "detyrim paraqitje" për mjekë të Spitalit On...
Aktualitet
25 Qershor 2024, 08:41
M.B
Viktima dhe autori
LEZHA- Kristjan Cenaj i akuzuar për vrasjen dhe zhdukjen e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj në Kurbin, rrezikon dë...
Aktualitet
25 Qershor 2024, 07:19
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e sotme përgjatë Ultësirës Perëndimore e bregdet pritet të jetë kryesisht i kthj...
Aktualitet
24 Qershor 2024, 22:49
r.ll
porti i sarandes
SARANDË- Ka ndërruar jetë një polumbar pas shpërthimit në portin e Sarandës. Një njoftimin e polic...
Aktualitet
24 Qershor 2024, 22:20
r.ll
foto nga vendngjarja
SARANDË- Një shpërthim i fuqishëm raportohet se ka ndodhur në portin e Sarandës mbrëmjen e sotme. R...
Aktualitet
24 Qershor 2024, 21:43
N.F
Të dhënat
TIRANË- Në Shqipëri, ndërsa klima e biznesit rezulton të jetë përmirësuar, sipas indeksit t&eum...
Aktualitet
24 Qershor 2024, 20:22
r.ll
rezart taci
TIRANË- Rezart Taçi, ish-biznesmeni kontrovers i naftës i akuzuar nga Prokuroria e Posaçme…, SPAK për past...
Aktualitet
24 Qershor 2024, 20:11
E. D
fotot ilustruese
KORÇË- Një 60 vjeçar ka mbetur i plagosur ditën e sotme në Korçë. Bëhet me dije se i mo...
Aktualitet
24 Qershor 2024, 18:28
N.F
Foto ilustruese
HIMARË- Prokuroria e Vlorës tha të hënën se me kërkesën e saj gjykata vendosi për sekuestrimin e 30...
Aktualitet
24 Qershor 2024, 18:08
N.F
Konferenca
TIRANË- Në Tiranë, përfaqësues të diplomacisë amerikane dhe europiane nxitën Shqipërinë, q&eum...