Aktualitet

Shpërthimi në portin e Sarandës, ndërron jetë polumbari, policia jep detaje

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

24 Qershor 2024, 22:49 Nga r.ll
Shpërthimi në portin e Sarandës, ndërron jetë
porti i sarandes

SARANDË- Ka ndërruar jetë një polumbar pas shpërthimit në portin e Sarandës. Një njoftimin e policisë, thuhet se polumbarit i ka shpërthyer aksidentalisht gjatë zhytjes në det bombula e oksigjenit. Identiteti i viktimës ende nuk dihet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Sot, në afërsi të Portit Detar të Sarandës, një polumbari ende të paidentifikuar, dyshohet se i ka shpërthyer aksidentalisht gjatë zhytjes në det bombula e oksigjenit, ku për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.”, thuhet në njoftimin e poicisë.

shperthim ne portin e sarandes

Sondazh

Poll