Aktualitet

Shpërthim i fuqishëm në portin e Sarandës, një person i plagosur

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pasi ka plasur bombola e oksigjenit e një polumbari të huaj që do të kryente zhytje.

24 Qershor 2024, 22:20 Nga r.ll
Shpërthim i fuqishëm në portin e Sarandës, një person i
foto nga vendngjarja

SARANDË- Një shpërthim i fuqishëm raportohet se ka ndodhur në portin e Sarandës mbrëmjen e sotme. Raportohet se një person ka mbetur i plagosur. 

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një anije të huaj që ndodhej në radë. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pasi ka plasur bombola e oksigjenit e një polumbari të huaj që do të kryente zhytje.

Polumbari ka mbetur i plagosur dhe shoku i tij e ka nxjerrë në breg, ku e ka marre ambulanca. Pas shpërthimit, i lënduari është transportuar në spital. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga policia.

shperthim ne sarande

Sondazh

Poll