Sport

“Dalim me kokën lart dhe me lojtarë të rinj”, Sylvinho: “Luftuam fort në çdo ndeshje!”

Trajneri Sylvinho shprehet pas eliminimit të Shqipërisë nga “Euro 2024”.

24 Qershor 2024, 23:45 Nga DOSJA
“Dalim me kokën lart dhe me lojtarë të rinj”,

GJERMANI - Trajneri brazilian i Kombëtares vlerësoi paraqitjet e Kombëtare kuqezi në duelet ndaj Italisë, Kroacisë dhe Spanjës.

“Sigurisht që dalim me kokën lart. Ishim në grupin e vdekjes, në një grup me kampionë Europe dhe Bote. Jam i trishtuar për rezultatin, por kemi bërë mirë në të tri ndeshjet. Kemi luftuar gjithmonë deri në fund.

Kemi arritur në një pikë të rëndësishme në këtë Europian. Të gjithë, 6-7 lojtarë të rinj në fushë. Por edhe lojtarët e tjerë me eksperiencë kanë bërë mjaft mirë. Të gjithë prisnin të humbnim nga 3-0 apo 4-0, por kemi qenë gjithmonë aty në të tri ndeshjet duke luftuar.

E ardhmja? Është Nations League dhe më pas eliminatoret e Kupës së Botës. Falënderoj Federatën, gjithë stafin dhe gjithë njerëzit me të cilët kemi punuar. Kemi bërë gjëra të mirë, kemi treguar rritje.

Është e rëndësishme të vazhdojmë të luajmë dhe të provojmë sërish emocionet e Europianit dhe Botërorit”, u shpreh trajneri i Shqipërisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll