Sport

VIDEO/ Shqipëria mbyll rrugëtimin në Euro 2024, Spanja nuk fal, merr fitoren minimaliste në stadiumin "Merkur Spiel-Arena"

Pas disa përpjekjesh për të gjetur portën Shqipëria nuk pati fatën për të shënuar ndaj iberikëve. Pas një qëndrimi të hekurt në portë nga Strakosha as Spanja nuk arriti të gjente më portën e kombëtares shqiptare pas golit të Torres. Me një rezultat minimalist 1-0 Spanja rrëmbeu edhe nje tjetër trepikësh duke shkuar në 9 pikë pa asnjë humbje deri më tani në fazën e grupeve.

24 Qershor 2024, 22:51 Nga N.F
VIDEO/ Shqipëria mbyll rrugëtimin në Euro 2024, Spanja nuk fal,
Ndeshja

GJERMANI- Ka përfunduar përballja mes Shqipërisë dhe Spanjës në stadiumin "Merkur Spiel-Arena". Pas më shumë se 90 minutash përballja u mbyll me rezultatin 1-0 për Spanjën e cila gjeti portën në minutën 13 nga Ferran Torres. 

Pas disa përpjekjesh për të gjetur portën Shqipëria nuk pati fatën për të shënuar ndaj iberikëve. Pas një qëndrimi të hekurt në portë nga Strakosha as Spanja nuk arriti të gjente më portën e kombëtares shqiptare pas golit të Torres. Me një rezultat minimalist 1-0 Spanja rrëmbeu edhe nje tjetër trepikësh duke shkuar në 9 pikë pa asnjë humbje deri më tani në fazën e grupeve.

Shqipëria ishte pjesë e një grupi "ferri" të cilin e përballoi më së miri duke thyer edhe rekordin e Europianit me golin e Bajramit në sekondën e 23-të. Si në përballjen me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën, lojtarët dhanë maksimumin duke dhuruar spektakël dhe emocione për kombin tonë. 

shqiperi spanje euro 2024

Sondazh

Poll