Bota

5 Dhjetor 2019, 09:11 Nga DOSJA

SHBA- Një marinar i Shteteve të Bashkuara hapi zjarr në Anijen Detare Pearl Harbor ditën e djeshme , duke qëlluar për vdekje dy punonjës të kantierit dhe duke plagosur një tjetër para se të vriste veten, kanë raportuar autoritetet përkatëse.

Arsyeja për këtë sulm me armë që ndodhi rreth orës 2:30 pasdite në Pear Harbor-Hickam, nuk  është bërë e qartë akoma, ndërsa po punohet për zgjardhjen e çështjes.

Ngjarja ka ndodhur rreth 13 kilometra larg Honolulusë, në Hawai, e cila është ‘shtëpia’ e flotës së Paqësorit të SHBA. Ditën e djeshme marinsi amerikan hapi zjarr duke iu marrë  jetën dy personave dhe një tjetër e la të plagosur, para  se të vetvritej, duke drejtuar armën në kokë.

Ndërkohë mediat e huaja akoma nuk kanë bërë zyrtare emrin e agresorit dhe viktimat deri në një moment kur të konfirmojnë të afërmite tyre.

Baza, në bregun jugor të Oahu, u vu menjëherë në mbyllje pas raporteve për të shtënat në sipërfaqe, duke trembur turistët në Përkujtimin Kombëtar të “Pearl Harbour” tre ditë para 78 vjetorit të sulmit japonez.

“Mendova se ishte një makinë”, tha ai duke theksuar se zakonisht kishte shumë zhurmë në kantierin e anijeve.

Lajmi për këtë sulm  me armë zjarri është përcjellë edhe tek Presidenti amerikan, Donald Trump.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 2 viktima dhe 1 plagosur anija detare pearl harbor hawai honolulu marinsi në bregun jugor të oahu 2 viktima dhe 1 plagosur anija detare pearl harbor hawai honolulu marinsi në bregun jugor të oahu

Sondazh

Poll

Bota 4 Dhjetor 2019, 13:47

Hajdutët grabisin muzeun Stasit në Berlin

BERLIN- Hajdutët kanë grabitur medalje dhe stoli të epokës komuniste me vlerë mijëra euro, në Muzeun i Stasit, në Berlin, kanë shkruar  mediat e huaja.Bazuar në...