Sport

VIDEO/ Kombëtarja në Gjermani nis duelin, tifozët në Tiranë presin startimin e përballjes me fishekzjarre

Nga pamjet e dërguara në redaksinë tonë, tifozët "Kuqezi" kanë mbushur lokalet ndërsa kanë hedhur disa fishekzjarre. Një kohesisht sapo tifozët kanë hedhur fishekzjarre një grup tjetër kishte të njëjtën ide për të startuar ndeshjen. Sapo përfunduan fishekzjarret e njërit grup nga ana tjetër hidhen fishekzjarre të tjera. 

24 Qershor 2024, 20:59 Nga N.F
VIDEO/ Kombëtarja në Gjermani nis duelin, tifozët në
Fishekzjarre

TIRANË- Ka startuar përballja mes Shqipërisë dhe Spanjës. Ndëkohë në kryeqytet tifozët kanë vendosur ta nisin ndryshe ndërsa kanë hedhur fishekzjarre. Nga pamjet e dërguara në redaksinë tonë, tifozët "Kuqezi" kanë mbushur lokalet ndërsa kanë hedhur disa fishekzjarre. Një kohesisht sapo tifozët kanë hedhur fishekzjarre një grup tjetër kishte të njëjtën ide për të startuar ndeshjen. Sapo përfunduan fishekzjarret e njërit grup nga ana tjetër hidhen fishekzjarre të tjera. 

Shqipëria mbrëmjen e sotme do të zhvillojë përballjen e saj të tretë për këtë europian në fazën e grupeve. Kombëtarja jonë do të futet në fushën e stadiumit "Merkur Spiel-Arena" me 1 pikë ndërsa Spanja me plot 6 pikë pas dy fitoreve kundër Italisë dhe Kroacisë. Shqipëria do të luftojë sot në orën 21:00 të marrë trepikëshin e parë për të qëndruar akoma në lojë dhe të luftojë për te kaluar në fazën e grupeve. Kombëtarja nuk arriti të merrte më shumë se një pikë ndaj barazimit me Kroacinë ndërsa ndaj Italisë u mposht edhe pas golit që theu rekordin në sekondën e 23.

 

 

 

tirane shqiperi-spanje euro 2024

Sondazh

Poll