Sport

VIDEO/ Tifozët "Kuqezi" ia marrin këngës në "Esprit Arena": O ku ka si ti o Shqipëria ime!

"O ku ka si ti o Shqipëria ime!" dëgjohen teksa këndojnë tifozët kuqezi duke valvitur flamurin e Shqipërisë. Në fushë duken skuadrate dy kombëtarevë të cilat po nxehen para ndeshjes.

24 Qershor 2024, 20:47 Nga N.F
VIDEO/ Tifozët "Kuqezi" ia marrin këngës në
Stadiumi

GJERMANI- Pak minuta na ndajnë nga startimi i përballjes së rëndësishme të kombëtares Shqiptare me atë të Spanjës në kuadër të fazës së grupeve në "Euro 2024". Ndërkohë para ndeshjes tifozët shqiptarë mesa duket kanë nisur të pozicionohen në shkallët e stadiumit "Merkur Spiel-Arena".

Nga pamjet tifozët "Kuqezi" kanë pushtuar stadiumin ndërsa atmosfera duket e mrekullueshme. Në sfond dëgjhet muzikë shqiptare ndërsa edhe tifozët ia kanë marrë këngës.

"O ku ka si ti o Shqipëria ime!" dëgjohen teksa këndojnë tifozët kuqezi duke valvitur flamurin e Shqipërisë. Në fushë duken skuadrate dy kombëtarevë të cilat po nxehen para ndeshjes.

Shqipëria mbrëmjen e sotme do të zhvillojë përballjen e saj të tretë për këtë europian në fazën e grupeve. Kombëtarja jonë do të futet në fushën e stadiumit "Merkur Spiel-Arena" me 1 pikë ndërsa Spanja me plot 6 pikë pas dy fitoreve kundër Italisë dhe Kroacisë. Shqipëria do të luftojë sot në orën 21:00 të marrë trepikëshin e parë për të qëndruar akoma në lojë dhe të luftojë për te kaluar në fazën e grupeve. Kombëtarja nuk arriti të merrte më shumë se një pikë ndaj barazimit me Kroacinë ndërsa ndaj Italisë u mposht edhe pas golit që theu rekordin në sekondën e 23.

 

euro 2024 shqiperi spanje

Sondazh

Poll