Bota

Erdogan takimin me Putin në Kazakistan, diskutime për Ukrainën dhe dërgesat e grurit në Detin e Zi

Ai gjithashtu bëri të diur se Erdogan e ka ftuar Putinin për një vizitë shtetërore në Ankara.

24 Qershor 2024, 22:21 Nga E. D
Erdogan takimin me Putin në Kazakistan, diskutime për Ukrainën
Rexhep Tayyip Erdogan dhe Vladimir Putin

RUSI- Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan ka konfirmuar se presidenti Rexhep Tayyip Erdogan pret të takohet me presidentin rus Vladimir Putin në punimet e samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) të muajit të ardhshëm në kryeqytetin e Kazakistanit. 

Ai gjithashtu bëri të diur se Erdogan e ka ftuar Putinin për një vizitë shtetërore në Ankara. Siç raportohet Erdogan dhe Putin do të diskutojnë çështje të tilla si konflikti i Moskës me Ukrainën dhe përpjekjet për të mbrojtur dërgesat e grurit përmes Detit të Zi.

“Në ditët në vijim, president ndoshta do të takohet me vetë Putin në Kazakistan. Ne presim që Putin të na vizitojë. Presidenti ynë e ka ftuar më parë. U fol për ardhjen e tij tek ne. Por së pari, kishte zgjedhje në Rusi, pastaj i patëm. Ndoshta në ditët në vijim, liderët do ta diskutojnë sërish këtë çështje”, tha ai.

rexhep tayyip erdogan vladimir putin

Sondazh

Poll