Bota

VIDEO/ Ishin futur në strehimore me shpresën se do të shpëtojnë, militantët e Hamasit hedhin granata në bunkerin ku ishin dhjetëra civilë

Videoja shokuese nga militantët e Hamasit, shfaq persona të armatosur rëndë duke tërhequr zvarrë të mbijetuarit nga bunkeri të cilët i hidhnin në pjesën e pasme të një veture që lëvizte në drejtim të Gazas.

24 Qershor 2024, 19:51 Nga E. D
VIDEO/ Ishin futur në strehimore me shpresën se do të
pamje nga vendngjarja

HAMAS- Pamjet e reja që tregojnë rrëmbimin e tre burrave izraelitë më 7 tetor janë bërë publike nga familjet e tyre me qëllimin e vetëm që të rritet presioni mbi liderët botëror që të pajtohen për një marrëveshje për shpëtimin e pengjeve që po mbahen në Gaza. Hersh Goldberg-Polin, apo Lyvy dhe Eliya Cohen ishin në mesin e qindra pjesëmarrësve në festivalin e muzikës Nova, kur Hamasi sulmoi pjesën jugore të Izraelit gjatë vitit të kaluar. 

Treshja ishin zënë rob nga ajo që më vonë u bë e njohur si “strehimorja e vdekjes”, ku militantët e Hamasin hodhën granata dore në strehimoren ku ishin fshehur pjesëmarrësit e festivalit. Një prej militantëve të Hamasi kishte zbuluar bunkerin, mbi të cilin shtiu me armë dhe hodhi granata dore duke vrarë disa e të tjerët i morën peng.

Videoja shokuese nga militantët e Hamasit, shfaq persona të armatosur rëndë duke tërhequr zvarrë të mbijetuarit nga bunkeri të cilët i hidhnin në pjesën e pasme të një veture që lëvizte në drejtim të Gazas. Militantët e Hamasit dëgjohen duke iu referuar pengjeve si “qentë” ku njërin e kapin për koke dhe i bërtasin duke ia bërë me dije se duan të bëjnë selfie me të.

hamas

Sondazh

Poll