Bota

Humb jetën polici gjerman, po shoqëronte kryeministrin hungarez drejt aeroportit të Shtutgartit pas ndeshjes në Euro 2024

Në aksident janë përfshirë dy motoçikleta policie dhe një makinë.

24 Qershor 2024, 21:17 Nga E. D
Humb jetën polici gjerman, po shoqëronte kryeministrin hungarez drejt
Viktor Orban

GJERMANI- Një veturë u përplas sot me konvojin e eskortës së policisë që po shoqëronin kryeministrin hungarez Viktor Orban për në qytetin gjerman Shtutgart, ku si pasojë humbi jetën një polic dhe një tjetër u lëndua rëndë. Siç raportohet incidenti ka ndodhur kur Orban ishte rrugës për në aeroportin e Shtutgartit, pasi kishte ndjekur ndeshjen e Euro 2024 ku po luante Hungaria. 

Në aksident janë përfshirë dy motoçikleta policie dhe një makinë. Një oficer policie, 61 vjeçar vdiq dhe një oficer i dytë 27 vjeçar u plagos rëndë. Një shofere, e cila po drejtonte një BMW donte të kthehej në Töpferstrasse. Gruaja me sa duket e ka anashkaluar faktin që kryqëzimi ishte tashmë i mbyllur për autokolonën nga policia. Për pasojë ajo është përplasur me motorin e policit të ndjerë.

Kryetari i Bashkisë së Shtutgartit, Frank Nopper ishte thellësisht i tronditur nga incidenti.

“Deri në drekë sot të gjithë ishim të lumtur që mund të festonim një festival kaq të qetë dhe të mrekullueshëm futbolli në qytetin tonë, Ky aksident i tmerrshëm na ka nxjerrë dhunshëm nga ky humor i lumtur,” shpjegoi Nopper.

Ndërsa shefi i policisë së Shtutgartit, Markus Eisenbraun tha "Rrethanat tragjike të vdekjes së kolegut tonë të çmuar na lënë të habitur dhe goditën deri në palcë të gjithë forcën e policisë së Shtutgartit”.

viktor orban euro 2024 aksident

Sondazh

Poll