Bota

Shpërthim në fabrikën e baterive në Korenë e Jugut, shkon në 22 numri i viktimave

Ndërkohë autoritete thanë se tetë persona u plagosën dhe një tjetër ende nuk është identifikuar.

24 Qershor 2024, 18:30 Nga E. D
Shpërthim në fabrikën e baterive në Korenë e Jugut,
pamje nga vendngjarja

KOREJA E JUGUT- Zjarri i cili shpërtheu në një fabrikë në Korenë e Jugut ku dyshohet se është shkaktuar nga një shpërthim i baterive të litiumit ka vrarë të paktën 22 persona. Siç raportohet të vdekurit përfshinin 18 shtetas kinezë, dy koreano-jugorë dhe një shtetas nga Laosi. Ndërkohë autoritete thanë se tetë persona u plagosën dhe një tjetër ende nuk është identifikuar.

Gjithashtu në momentin e rënies së zjarrit në fabrikë punonin 102 persona. Siç thuhet nga departamenti i zjarrfikësve, sipas dëshmisë së të mbijetuarve, zjarri shpërtheu kur bateritë shpërthyen ndërsa punëtorët po i kontrollonin dhe i paketonin në dyshemenë e fabrikës në qytetin Hwaseong, në jug të Seulit.

shpërthim në fabrikën e baterive joreja e jugut

Sondazh

Poll