Sport

VIDEO/ “Sherr” te Turqia! Federata përpiqet të sqarojë situatën e përfolur mes Arda Gyler dhe trajnerit Montella...

Federata Turke e Futbollit shpreh keqardhjen që një video mashtruese e kapur gjatë stërvitjes u bë virale në mediat sociale

24 Qershor 2024, 17:43 Nga DOSJA
VIDEO/ “Sherr” te Turqia! Federata përpiqet të

GJERMANI - Në orët e fundit, Federata Turke i është drejtuar rrjeteve sociale për të dhënë sqarime pasi dje, gjatë pasdites, në rrjetet sociale është bërë virale një video në të cilën trajneri Vincenzo Montella shfaqet duke ‘përjashtuar’ nga stërvitja të riun Arda Güler, kur ai ishte me shokët e skuadrës.

Në një deklaratë, Federata thekson se ekipi teknik dhe lojtari kishin arritur marrëveshje që ai të bëjë punë individuale, pasi ende nuk e ka rikuperuar dhimbjen që ka ndier para ndeshjes me Portugalinë, të shtunën, e cila ende vazhdon.

“Gjatë stërvitjes së kombëtares sonë në rrjetet sociale ka qarkulluar një video, e krijuar nga komentet e pamjeve të transmetuara në kamerat televizive. Për t’u përgatitur sa më shëndetshëm për ndeshjen me Çekinë është arritur një marrëveshje mes ekipit tonë teknik dhe lojtarit në mënyrë që të bëjë stërvitje individuale”, lexohet në deklaratën e federatës.

Duhet theksuar se ndeshja Çeki-Turqi, në kuadër të xhiros së 3-të të fazës së grupeve të “Euro 2024”, do të zhvillohet të mërkurën, në orën 20.00 dhe do të jetë vendimtare për llogaritë e Grupit F, ku Portugalia tashmë ka siguruar kualifikimin. për fazën e 16-të në vendin e parë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll