Sport

E FUNDIT... Hungarezi Varga, i aksidentuar ndaj Skocisë, operohet me sukses në Shtutgart

Viktimë e disa frakturave të fytyrës gjatë ndeshjes kundër Skocisë (1-0) të dielën në fazën e grupeve të Euros, sulmuesi hungarez Barnabas Varga, iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm të hënën.

24 Qershor 2024, 16:48 Nga DOSJA
E FUNDIT... Hungarezi Varga, i aksidentuar ndaj Skocisë, operohet me sukses

GJERMANI - Sipas mediave hungareze, Barnabas Varga, sulmuesi i skuadrës së Marco Rossit, i goditur dhunshëm nga portieri skocez Angus Gunn, gjatë suksesit (1-0) në fazën e grupeve të Euros të dielën, është operuar me sukses mëngjesin e kësaj të hëne, në Shtutgart, pasi kishte pësuar trauma në kokë dhe disa fraktura të fytyrës.

Ai pritet të dalë nga spitali të mërkurën, por gara e sulmuesit të Ferencvaros natyrisht ka përfunduar, me kusht që kkombëtarja e tij të kualifikohet për në fazën e 16-të, mes katër skuadrave më të mira të vendit të tretë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll