Bota

"Ka shumë politikanë të aftë për ta bërë këtë punë"/ Orban shprehet kundër Von der Leyen: Duhet të largohet nga presidenca e KE

Ai u tha gazetarëve të dielën se tranzicioni i gjelbër i BE-së kishte shkuar kundër interesave ekonomike dhe industriale të bllokut, ndërsa paketa e saj e migracionit ishte rezultuar gjithashtu krejtësisht e pasuksesshme.

24 Qershor 2024, 17:38 Nga E. D
"Ka shumë politikanë të aftë për ta
Viktor Orban

BRUKSEL- Kryeministri hungarez Viktor Orban ka kërkuar që Ursula von der Leyen të zëvendësohet si presidente e Komisionit Evropian. Gjithashtu Orban i përshkruar pesë vitet e mandatit të saj si më të këqijat në historinë e BE-së. Ai u tha gazetarëve të dielën se tranzicioni i gjelbër i BE-së kishte shkuar kundër interesave ekonomike dhe industriale të bllokut, ndërsa paketa e saj e migracionit ishte rezultuar gjithashtu krejtësisht e pasuksesshme.  Ndërkohë pohoi se rezultatet e zgjedhjeve të fundit të Parlamentit Evropian kanë treguar gjithashtu se njerëzit duan ndryshim në Bruksel.

“Pesë vitet e fundit kanë qenë ndoshta pesë vitet më të këqija në historinë e BE-së. Sukseset e Komisionit Evropian dhe elitës së Brukselit janë të dobëta. BE-ja ka nevojë për udhëheqje efikase dhe ka shumë politikanë të talentuar të aftë për ta bërë këtë punë," tha Orban.

viktor orban

Sondazh

Poll