Sport

Sulmuesi Schick i dëmtuar, do t'i mungojë Çekisë në sfidën ndaj Turqisë në “Euro 2024”

Çeku Patrik Schick, autori i golit të barazimit ndaj Gjeorgjisë (1-1), nuk do të jetë i disponueshëm për t'u përballur me Turqinë në një ndeshje vendimtare për kualifikimin në fazën e 16-të të Euros, të mërkurën.

24 Qershor 2024, 15:52 Nga DOSJA
Sulmuesi Schick i dëmtuar, do t'i mungojë Çekisë

GJERMANI - Një goditje e rëndë për Çekinë. Sulmuesi i preferuar, Patrik Schick, kryeshënuesi në Euron e fundit, do të mungojë në ndeshjen e së mërkurës në mbrëmje kundër Turqisë (21:00), vendimtare për kualifikimin në raundin e 16-të.

Autori i golit të barazimit në një ndeshje të dominuar kryesisht nga skuadra e tij kundër Gjeorgjisë (1-1) të shtunën, Schick u largua nga fusha duke çaluar menjëherë pas golit të tij. Trajneri Ivan Hasek kishte treguar se shpresonte për rikthimin e tij për ditën e tretë të fazës së grupeve, por tërheqja e tij u regjistrua përfundimisht të hënën.

Me vetëm një pikë pas dy ndeshjeve, Çekia ka nevojë për një fitore ndaj turqve për të shpresuar të rrëmbejë vendin e dytë në grup, ose një vend të tretë që do të kishte shanse të mira për t'u kualifikuar, duke pasur parasysh situatën e grupeve të tjera.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll