Art&Argëtim

Habit Fedez, hap llogari në OnlyFans për të pastruar imazhin: Unë bëj të kundërten...

“Fedez, këngëtar dhe balerin italian” është slogani i zgjedhur nga Federico Lucia për faqen e tij të re.

22 Qershor 2024, 13:33 Nga S.B
Habit Fedez, hap llogari në OnlyFans për të pastruar imazhin:
Fedez

ITALI- Reperi i njohur italian Fedez ka hapur së fundmi një llogari personale në platformën “OnlyFans”. “Fedez, këngëtar dhe balerin italian” është slogani i zgjedhur nga Federico Lucia për faqen e tij të re.

Reperi nga Rozzano ka ‘zbarkuar’ në platformën e njohur të përmbajtjeve të nxehta me profilin e tij personal, i cili aktualisht nuk ka asnjë abonent apo postim deri më tani. Reperi e ka thënë qartë për La Zanzara duke bërë të ditur lajmin: Të gjithë më këshillojnë që duhet të pastroj imazhin tim dhe unë bëj të kundërtën duke hapur kanalin në Onlyfans.

Habit Fedez, hap llogari në OnlyFans për të pastruar imazhin:
Fedez

Pasi u zhduk prej ditësh nga rrjetet sociale për shkak të problemeve të reja shëndetësore, Fedez është rikthyer në qendër të vëmendjes me aventurën e re në Onlyfans. Njoftimi i bashkëpunimit me platformën amerikane u bë nga vetë Fedez: Kam mbyllur një bashkëpunim me OnlyFans në Amerikë dhe po hap një kanal. Është qesharake sepse në përgjithësi, kur të gjithë më thonë të bëj diçka, unë dua të bëj saktësisht të kundërtën.

Duke folur për Cruciani, Fedez tha se megjithatë nuk do të ketë përmbajtje eksplicite ose erotike në faqen e tij: Jo, nuk ka seks eksplicit.

Për momentin faqja Fedez është tashmë aktive dhe e verifikuar, por ende nuk ka anëtarë. Përmbajtja është e lirë për t'u parë, por reperi ende nuk ka ngarkuar asnjë foto apo video, por ai mund ta bëjë këtë së shpejti me një lançim adekuat promovues, duke pasur parasysh bashkëpunimin me platformën.

fedez onlyfans

Sondazh

Poll