Politike

Konferenca rajonale “Balkonomics”, David Wisner: Ju do të bëni punën për të parë zhvillim dhe për të ecur para në BE

Ai shtoi se puna e vërtetë duhet të bëhet nga vetë vendet e rajonit.

24 Qershor 2024, 10:45 Nga M.B

 

Konferenca rajonale “Balkonomics”, David Wisner: Ju do të
David Wisner

TIRANA- Sot mbahet konferenca rajonale “Balkonomics” ku diskutohet në lidhje me rritjen ekonomike dhe anëtarësimin në BE. Pjesë e konferencë janë 28 liderë dhe ekspertë ndërkombëtar mes tyre edhe David Wisner i ngarkuari me punë në Ambasadën Amerikane.

Winser është shprehur i kënaqur dhe entuziast në lidhje me punën e bërë nga Dhoma Amerikane e Tregtisë. Ai shtoi se puna e vërtetë duhet të bëhet nga vetë vendet e rajonit.

“Entuziast për punën që po bën Dhoma Amerikane e Tregtisë. Si amerikanë besojmë fuqimisht në fuqinë e sektorit privat. Është privilegj që të mblidhemi të nxisim e të shtyjmë para, jeni ju që do të bëni punën për të parë zhvillim dhe për të ecur para në anëtarësimin në BE”, tha Winser.

david wisner

Sondazh

Poll