Politike

Berisha: Në Shqipëri drejtësia përdoret për ndëshkimin e opozitës dhe për forcimin e pushtetit kriminal të Ramës

Berisha tha mbrëmjen e sotme se çdo ditë që kalon, të këqijat, sipas tij të qeverise mbi qytetarët, trashen, bëhen më të mëdha dhe më të rënda.

23 Qershor 2024, 20:25 Nga r.ll

 

Berisha: Në Shqipëri drejtësia përdoret për
sali berisha

 

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po mban fjalimin e tij para mbështetësve të mbledhur tashmë si çdo natë poshtë banesës së tij.

Berisha tha mbrëmjen e sotme se çdo ditë që kalon, të këqijat, sipas tij të qeverise mbi qytetarët, trashen, bëhen më të mëdha dhe më të rënda.

Ai tha më tej se në Shqipëri drejtësia përdoret vetëm për ndëshkimin e opozitës dhe "për forcimin e pushtetit kriminal të Edi Ramës dhe bandës së tij, kurse qytetari për të drejtën e tij, duhet të presë 10-15 apo më shumë vite sepse ajo nuk ekziston më."

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju qëndrestarëve të pamposhtur të kauzës së drejtë të shqiptarëve, të kauzës së lirisë, dinjitetit, shpresës dhe të ardhmes.

Beteja juaj është e një rëndësie vendimtare për rikthimin në Shqipëri të ligjit, të drejtave të njeriut, kushtetutës, drejtësisë për qytetarët shqiptarë. Betaja juaj është e një rëndësie shpëtimtare për shpëtimin e shqiptarëve nga ky sistem i vjedhjes së fondeve dhe pasurive të tyre publike i paparë në tërë historinë tonë.

Beteja juaj ka një rëndësi vendimtare për rikthimin në Shqipëri të votës së lirë të shqiptarëve. Beteja juaj ka një rëndësi vendimtare për përmbysjen e narkoshtetit dhe fitoren e opozitës shqiptare.

Çdo ditë që kalon, të këqijat, zullumet e kësaj qeverie mbi qytetarët, trashen, bëhen më të mëdha dhe më të rënda.
Çdo ditë që kalon amnistia e Dumanit, e Zamanit dhe organizatës së tij kriminale ndaj qeveritarëve bëhen më ndëshkuese për qytetarët shqiptarë.Çdo ditë që kalon shqiptarët janë kombi i vetëm me drejtësi të munguar.

Defakto në Shqipëri drejtësia përdoret vetëm për ndëshkimin e opozitës dhe për forcimin e pushtetit kriminal të Edi Ramës dhe bandës së tij, kurse qytetari për të drejtën e tij, duhet të presë 10-15 apo më shumë vite sepse ajo nuk ekziston më.

sali berisha

Sondazh

Poll