23 Qershor 2024, 20:38
Nga r.ll
lulzim basha, sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një intervistë pak më herët tha se Lulzim Basha dyert e PD-së janë të hapura për çdo deputet, përveçse për Lulzim Bashës. Berisha tha se Basha ishte personi përgjegjës që ndihmoi mazhorancën të instalojë sipas tij narkodiktaturën në vend.
Pas kësaj deklarate ka reaguar edhe Basha. Në një postim në rrjetet sociale, ai u shpreh se ish-kryeministri po përdor demokratët për t’u mbrojtur nga drejtësia, SHBA dhe Britania e Madhe. Sipas tij, pazari i Berishës me Edi Ramën, për t’i lënë këtij të fundit pushtetin është goditja më e rëndë ndaj demokratëve dhe shqiptarëve.
POSTIMI I PLOTË:
E kuptoj që Sali Berishës i ka mbetur vula në dorë dhe i duhet të rishpik armiq të jashtëm e të brendshëm. Pazari me Ramën për t’i lënë atij pushtetin, është goditja më e rëndë ndaj demokratëve dhe shqiptarëve. Asnjë mashtrim nuk e mbulon dot këtë pazar të turpshëm. Sot nuk ka shqiptarë që nuk e di që vula e PD-së u përdor si plaçkë në pazarin e radhës mes Ramës dhe Berishës.
Berishës i duhet vula për t’i përdorur demokratët që ende i shkojnë nga pas si mburojë para drejtësisë, SHBA-së dhe Britanisë se Madhe, ndërsa, në këmbim, Rama mban pushtetin për të shtyrë llogaridhënien për korrupsionin që ka mbërthyer për fyti Shqipërinë.
Prandaj dera e shtëpisë politike të Berishës nuk është dera e demokratëve, por e hallexhinjëve të SPAK-ut dhe të dëshpëruarve për një karrige. Ajo nuk është dhe as nuk do të jetë dera ime dhe as rruga e demokratëve dhe shqiptarëve që duan ndryshim.
lulzim basha sali berisha
Politike
23 Qershor 2024, 20:32
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sonte se Shqipëria është i vetmi vend në Europë ...
Politike
23 Qershor 2024, 20:25
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po mban fjalimin e tij para mbështetësve të mble...
Politike
23 Qershor 2024, 19:33
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka folur për herë të parë pasi Apeli i dha zyrtarisht vulë...
Politike
23 Qershor 2024, 19:13
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka komentuar lajmet që qarkullojnë se vajza e tij, Argita Malltezi mund t...
Politike
23 Qershor 2024, 11:43
M.B
Jamarbër Malltezi
TIRANA- Jamarbër Malltezi, dhëndri i Kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka drejtuar SPAK-ut at&e...
Politike
23 Qershor 2024, 11:28
M.B
Shpëtim Idrizi
KONISPOL-PDIU dhe Shoqata Patriotike “Çamëria” kanë kujtuar 80-vjetorin e gjenocidit grek mbi shqi...
Politike
22 Qershor 2024, 21:29
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar mbrëmjen e sotme kryeministrin Edi Rama se ka futur në bo...
Politike
22 Qershor 2024, 20:54
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar sonte shifrat e turistëve që kanë vizituar Shqipërinë n&eum...
Politike
22 Qershor 2024, 20:41
r.ll
sali berisha
TIRANË- kreu i PD-së, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në tubimin e mbrëmjes së sotme te banesa e tij. Beris...
Politike
22 Qershor 2024, 17:29
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka thënë sot se një lojë mashtruese me kompjutera që imitojnë numrin e telefonit ...