Aktualitet

Hakerat e "Homeland Justice" publikojnë në Telegram të dhënat personale të mijëra qytetarëve shqiptarë

Dokumenti prej disa faqesh përfshin të dhëna si numër ID, emër, mbiemër, gjini, vendlindje si dhe numrat celularë të qytetarëve.

23 Qershor 2024, 16:17 Nga r.ll

 

Hakerat e "Homeland Justice" publikojnë në Telegram të
foto ilustruese

 

TIRANË- Grupi i hakerave “Homeland Justice”, ka publikuar ditën e sotme në rrjetin social "Telegram" të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë.

Dokumenti prej disa faqesh përfshin të dhëna si numër ID, emër, mbiemër, gjini, vendlindje si dhe numrat celularë të qytetarëve.

Krahas këtij dokumenti, “Homeland Justice”, shkruan “Nëse dikush thotë: Unë e adhuroj Zotin” dhe urren vëllanë e tij, ai është hipokrit; sepse ai që vret vëllanë e tij që e ka parë, nuk mund ta dojë Perëndinë që nuk e ka parë’.

Hakerat e "Homeland Justice" publikojnë në Telegram të

homeland justice telegram

Sondazh

Poll