Bota

Paralajmëron Guterres: Një lëvizje e nxituar në kufirin Liban-Izrael mund të çojë në katastrofë

Gjatë javës, ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, ka thënë se një vendim për një luftë me Hezbollahun vjen së shpejti.

22 Qershor 2024, 13:11 Nga E. D
Paralajmëron Guterres: Një lëvizje e nxituar në kufirin
Antonio Guterres

LIBAN- Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka paralajmëruar se bota nuk mund ta përballojë që Libani të bëhet një Gazë tjetër ndërsa tensionet mes Izraelit dhe grupit të Hezbollahut rriten.

“Një lëvizje e nxituar, një llogaritje e gabuar, mund të nxisë një katastrofë që shkon përtej kufirit dhe përtej imagjinatës.Të jemi të qartë, Njerëzit në rajon dhe në botë nuk mund ta përballojnë që Libani të bëhet një Gazë tjetër”, tha ai.

Gjatë javës, ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, ka thënë se një vendim për një luftë me Hezbollahun vjen së shpejti. Hezbollahu i mbështetur nga Irani ka shkëmbyer raketa me Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza, duke detyruar mijëra njerëz të shpërngulen nga zonat kufitare.

antonio guterres

Sondazh

Poll