Art&Argëtim

"Ian McKellen ra mbi mua"/ U dëmtua gjatë incidentit të aktorit në skenë, flet 30-vjeçarja: Stafi nuk donte t'ia dinte

Dart tha se stafi i teatrit nuk iu përgjigj në mënyrë adekuate lëndimeve dhe tronditjeve që ajo pësoi.

21 Qershor 2024, 14:43 Nga S.B

 

"Ian McKellen ra mbi mua"/ U dëmtua gjatë incidentit të
Johanna Dart

LONDËR- Një grua ka përshkruar momentin kur aktori Ian McKellen ra nga skena mbi të, gjatë një shfaqjeje teatrale në Londër. Johanna Dart, nga Leatherhead në Surrey, ishte e pranishme në audiencë kur aktori 85-vjeçar, u rrëzua gjatë një skene në Teatrin Noël Coward.

Dart tha se stafi i teatrit nuk iu përgjigj në mënyrë adekuate lëndimeve dhe tronditjeve që ajo pësoi.

“Të shtypesh nga Gandalf Grey, kjo është diçka që nuk e prisnim” tha Dart, e cila u dërgua në spital me lëndime të indeve të buta pas rënies së aktorit.

30-vjeçarja kishte marrë biletat e rreshtit të parë për të parë shfaqjen klasike me vëllain dhe mikun e saj. Ajo tha se kishte qenë një produksion fantastik dhe që të tre e kishin shijuar, deri në skenën në të cilën ra Sir Ian.

"Ian McKellen ra mbi mua"/ U dëmtua gjatë incidentit të
Johanna Dart

Dart tha se koka e Ian-it goditi gjurin e saj mjaft fort gjithashtu tha se stafi i teatrit i tha të rezervonte taksinë e saj, pavarësisht se ishte e tronditur dhe në lot, dhe se ata do ta rimbursonin.

Zonja Jones tha se vajza e saj kishte dhimbje në qafë, shpatulla dhe pjesën e sipërme të shpinës dhe ishte "dukshëm e tronditur". Dart tha se shpresonte të takonte Sir Ian në rrethana më të mira një ditë.

Aktori nuk do të kthehet në rolin e tij kryesor për tre shfaqjet e fundit në West End, por pritet të shërohet plotësisht dhe të performojë në datat e shfaqjes në Bristol në fillim të muajit të ardhshëm.

 

ian mckellen

Sondazh

Poll