Art&Argëtim

Del i ngrysur dhe i nevrikosur në çdo foto, Ben Affleck tregon arsyen: Unë jam pak i turpshëm...

Ben rrëfen se një arsye tjetër është edhe fakti se ai dëshiron të mbrojë familjen e tij nga fotografët e besdisshëm.

20 Qershor 2024, 18:52 Nga S.B

 

Del i ngrysur dhe i nevrikosur në çdo foto, Ben Affleck tregon
Ben dhe Jennifer

SHBA- Aktori Ben Affleck i cili është bërë prej kohësh frymëzimi i memeve virale "Sad Affleck", vendosi të tregojë një herë e mirë arsyen pse del i nevrikosur e i mërzitur në fotot e paparacëve.

"Unë jam pak i turpshëm" i rrëfeu aktori, Kevin Hart gjatë premierës së sezonit të katërt të "Peacock's Hart to Heart". "Mua gjithashtu nuk më pëlqen shumë vëmendja. Kjo është arsyeja pse njerëzit më shohin dhe më thonë: "Pse ky tipi është gjithmonë i nevrikosur?" Sepse dikush ka kamerën e tij dhe ma ngul atë në fytyrë dhe unë them, "Mirë, ja përsëri e njejta histori…"

Ben rrëfen se një arsye tjetër është edhe fakti se ai dëshiron të mbrojë familjen e tij nga fotografët e besdisshëm. Aktori thot se nuk e ka problem të fotografohet por nuk dëshiron që fëmijët e tij të dalin kudo në media.

Në fund, Affleck deklaroi: Nuk më shqetëson, mund të më bësh një foto në një klub ose një premierë, me gruan time apo me këdo, por me fëmijët jo.

Komentet e fundit të fituesit të Oscarit për largimin e beftë nga syri i publikut vijnë mes spekulimeve të vazhdueshme se ai dhe Lopez po shkojnë drejt divorcit pas dy vitesh martesë, megjithëse asnjëri nga yjet nuk i ka adresuar publikisht thashethemet.

 

ben affleck

Sondazh

Poll