Art&Argëtim

VIDEO/ Arrestohen aktivistet, hynë fshehurazi për të dëmtuar avionin privat të Taylor Swift

Kowalski dhe Macdonald u arrestuan në Stansted këtë mëngjes pasi kishin dëmtuar gardhin rrethues.

20 Qershor 2024, 19:54 Nga S.B
VIDEO/ Arrestohen aktivistet, hynë fshehurazi për të dëmtuar
Taylor Swift

BRITANI- Vetëm nëntë vite më parë studentja e biologjisë Jennifer Kowalski dhe motra e saj Lisa ishin ndër 15 fanset me fat që patën mundësinë të takohen me Taylor Swift në prapaskenë. Por ditën e sotme Jennifer ishte një nga dy anëtaret e ‘Just Stop Oil’ që hynë në Stansted të pajisura me zjarrfikëse të mbushura me bojë portokalli në kërkim të avionit privat të idhullit të saj.

Aktivistet nuk kanë qenë dakord me përdorimin e shpeshtë të avionëve privatë dhe në orën 5 të mëngjesit të sotëm Kowalksi dhe bashkëpunëtorja Cole Macdonald, dëmtuan dy avionë në Tarmac në zonën VIP por me sa duket nuk mundën të gjenin atë të Taylor.

Kowalski dhe Macdonald u arrestuan në Stansted këtë mëngjes pasi kishin dëmtuar edhe gardhin rrethues. Aktivistet pretenduan se avioni luksoz i Taylor Swift ishte parkuar atje ndërsa ajo ishte në MB për turneun e saj Eras.

taylor swift

Sondazh

Poll